Dua Lipa është këngëtarja kosovare që ka arritur famë ndërkombëtare.
Shumë herë Dua është komentuar për raportin që ka me artistet e tjera me famë ndërkombëtare, sidomos me Rita Orën.
Por, gjatë vizitës në Prishtinë, ku edhe këndoi në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, Dua u shpreh krenare me arritjet e të gjitha artisteve shqiptare në botë.
Në një intervistë për Telegrafi.com, këngëtarja është pyetur në rast se do të pranonte të bënte bashkëpunim me Rita Orën, Bebe Rexhën dhe Era Istrefin, nëse do t’i jepej mundësia.
“Bashkëpunim? Ndoshta një ditë nëse do të gjejmë kohë dhe hapësirë për të bërë diçka së bashku.”, ka thënë ajo.
Po ashtu, në këtë intervistë, ajo falënderoi të gjithë fansat shqiptarë për mbështetjen që i kanë dhënë që në fillim të karrierës.
“Ndoshta e kam thënë me mijëra herë, por vetëm dua të them një milion herë faleminderit të gjithë adhuruesve të mi që më kanë mbështetur dhe kanë besuar në mua që prej fillimit, dhe jam jashtëzakonisht e lumtur që kam mundësinë t’i i bëjë edhe ata krenarë”, ka shtuar Dua Lipa.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...