Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është duke zhvilluar turneun e saj “Future Nostalgia” në ShBA.
Me këtë rast, ajo ka pasur fatin që të këndojë në shtete të ndryshme të kontinentit amerikan, për të performuar dhe promovuar këngët e albumit me të njëjtin titull, “Future Nostalgia”, transmeton arbresh.info
Së fundmi Dua ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqiptare në Texas të Amerikës.
Këtë ajo e bëri të ditur përmes një sërë fotografish që i ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
“Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas sot”, shkroi Dua në mbishkrimin e një fotografie në InstaStory.

“Qendra promovon kulturën shqiptare, artin dhe muzikës derisa ofron gjuhën shqipe nga klasat 5-15 vjeç”, shkroi këngëtarja në një tjetër fotografi gjatë fjalimit të saj në inaugurim.
Më tej, artistja me rrënjë shqiptare publikoi edhe një fotografi të përbashkët të realizuar me të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, ku shiheshin duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. /arbresh.info/
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...