Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, ka tash e sa javë që ka qëndruar në Los Anxhelos të Kalifornisë.
Përveç koncerteve, ajo ka punuar edhe për projektet e reja, gjersa ka premtuar se këtë vit do të nxjerrë në shitje edhe albumin e ri për fansat.
Dua ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave i njofton fansat për më të rejat e saj.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar dy fotografi ku shfaqet mjaft atraktive në Los Anxhelos.
Në mbishkrimin e fotografisë ajo thotë se është e lumtur që më në fund do të kthehet në shtëpinë e saj në Londër.

“Pas shiut vjen dielli, por unë e dua në mënyrë të qartë shiun dhe të ftohtin më shumë, sepse … Londër, po vij në shtëpi”, ka shkruar Lipa në Instagram.
E njëjta pritet që të ketë një vit të suksesshëm, pasi është nominuar për dy çmime “Grammy”, tri në “iHeart Radio Music Awards”, dhe katër në “Brit Awards”. /Telegrafi
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...