
Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/REX/Shutterstock (10010981k) Dua Lipa Variety Hitmakers Brunch, Portraits, Los Angeles, USA - 01 Dec 2018
Dua po sjell përvojat e saj në këngë, prandaj njëra prej këngëve do të jetë rreth ndarjes së saj nga Paul
Albumi i ri i Dua Lipës pritet të përfshijë edhe një këngë, e cila flet për ndarjen e saj nga ish i dashuri Paul Klein. Ylli i hitit “Swan Song” momentalisht është duke punuar shumë në albumin e saj të dytë, që do të jetë pasues i albumit të saj të suksesshëm “Dua” nga viti 2017 dhe raportohet se ai ka shkruar këtë këngë të dhimbshme rreth ndarjes së tyre para një viti dhe kjo këngë do të përfshihet në albumin e ri, produksionin e të cilit e ka bërë Mark Ronson dhe Calvin Harris, shkruan Gazeta “Zëri”.
“Dua po sjell përvojat e saj në këngë, prandaj njëra prej këngëve do të jetë rreth ndarjes së saj nga Paul. ‘New Rules’ ishte hiti më i madh i saj nga albumi debutues, prandaj një këngë tjetër rreth ndarjes nga ish-i do të përshtatet në albumin e ri. Dhe duke bashkuar forcat me Mark dhe Calvin, ishte diçka që Dua e ka dashur gjithmonë”, ka deklaruar një burim i afërt me këngëtaren shqiptare.
Ylli i muzikës kohë më parë ka deklaruar se albumi i saj i ri do të flasë edhe për emocionet e saj, por gjithashtu do të përfshijë edhe këngë të cilat do t’ua mundësojnë fansave të saj që të vallëzojnë. Viti i fundit ka qenë i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare, duke shënuar sukses pas suksesi, prandaj edhe albumi i saj i ri po pritet me padurim.
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...