Dua Lipa ka dhënë lajmin e rëndësishëm përmes rrjeteve sociale.
Dua Lipa njihet si njëra ndër këngëtaret më të njohura shqiptare me famë të gjerë ndërkombëtare.
Ajo dhe babai i saj Dukagjin Lipa kanë organizuar tash e dy vite Sunny Hill Festival i cili është një festival ndërkombëtar i muzikës në Kosovë që u zhvillua në Gusht 2018 dhe 2019 në kryeqytetin Prishtinë.
Dua dhe Dukagjin Lipa sot dhanë lajmin se “Sunny Hill Festival” tashmë ka një adresë të përhershme në qytetin e Prishtinës.
Dua ndau një Instastory ku tha se ajo është aq krenare për atë që kanë arritur deri tani.
“Festivali ynë Sunny Hill Festival tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë. Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë dhe të bëhemi edhe me një lokacion të ri! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”, shkroi Dua në fotografinë të cilën e postoi në Instastory.

Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...