Zgjedhjet e Përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillohen në 12 dhjetor 2019, dhe Kryeministri i ri do të shpallet të premten 13 dhjetor.
Këto zgjedhje do të do të jenë të tretaa në katër vjet, me kryeministrin Boris Johnson duke thënë se ai donte që votimi para Krishtlindjes të ndodhte sepse ka nevojë për një Parlament ‘të ri dhe të rigjallëruar’ për çështjen e Brexit-it.
Këngëtarja e famshme, Dua Lipa u ka bërë një thirrje në rrjetin social Instagram, të gjithë britanikëve që të mos e anashkalojnë këtë proces.

“Mos harroni të regjistroheni për votimin e 26 nëntorit! Nëse jeni duke udhëtuar dhe nuk jeni në Mbretërinë e Bashkuar në ditën e votimit…sigurohuni të regjistroheni për votimin me anë të postës! Sigurohuni që vota juaj të dëgjohet. Mos harroni të votoni”, ka qenë thirrja e bërë nga artistja shqiptare.
E njëjta ka shprehur edhe më parë qëndrimin e saj ndaj Brexit-it, duke thënë se fakti që është nga Kosova i ka mundësuar asaj që të kuptojë rëndësinë e të qenit në BE. /arbresh.info/

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrov...
Vance: Sulmet nisën sepse Irani nuk e kaloi testin e besuesh...
Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet
Benita shpërthen në lot pas përplasjes me Klodin
Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit shkurt-2026 në ...
Konflikti në Iran/ Trump: SHBA ka armë për një luftë të përh...