Festivali “Sunny Hill”, tashmë është bërë tradicional në Kosovë.
Nën organizimin e babait të Dua Lipës, Dukagjinit, festivali solli fytyra të njohura botërore në vendin tonë, për të performuar para qindra njerëzve që mblidhen për çdo vit në parkun e Gërmisë.
E edhe këtë vit, festivali nuk do të mungojë.
Madje është vet Dua Lipa ajo që sapo e konfirmoi, duke publikuar në Instagramin e saj njoftimin, se biletat për “Sunny Hill” në Kosovë, tashmë janë në shitje dhe të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë, ndonëse ende nuk është bërë i ditur programi i artistëve që performojnë këtë vit.
Ndërsa vitin e kaluar, përveç Lipës, pjesëmarrës ishin edhe DJ i famshëm Martin Garrix, reperi Action Bronson dhe Gashi.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”