Dua Lipa nuk ka të ndalur me sukseset e saj.
Këngëtarja shqiptare ka qenë artistja më e dëgjuar në radio në mbarë botën në vitin 2021 me këngën “Levitating’’ me pothuajse 3 miliardë dëgjime.
Kjo këngë, si hiti më i madh radiofonik, ka arritur miliona transmetime edhe në platformat muzikore si Spotify dhe Apple Music.
Sipas Billboard, “Levitating” e Lipës ishte kënga më e transmetuar e Shteteve të Bashkuara të vitit 2021, “me 804.71 milionë audio dhe video të transmetuara”.
Është mes tjerash, kënga më e transmetuar për sa i përket kërkesës vetëm me audio (626.56 milionë).
Si një nga këngët më të njohura në album, “Levitating” mbeti në tabelën e Billboard Hot 100 për pjesën më të madhe të vitit 2021. (Si versioni origjinal ashtu edhe versioni me DaBaby).
Kënga e dytë më e dëgjuar në radio për vitin 2021 ishte bashkëpunimi i The Weeknd me Ariana Grande i quajtur “Save Your Tears”, me rreth 2.4 miliardë.
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit