Artistja e famshme, Dua Lipa tregoi trupin e saj perfekt e veshur me një kostum të zezë ndërsa ndoqi shfaqjen e “Saint Laurent” gjatë Javës së Modës në Paris të martën në mbrëmje.
27 vjeçarja, dukej mahnitëse ndërsa kishte vënë sipër kostumit një xhaketë lëkure të zezë me një rrip të koordinuar, shkruan arbresh.info
Dua dukej edhe më tërheqëse me një shami të vendosur në formë kapuçi mbi flokët e saj të mbledhura.
Për aksesorë, ajo zgjodhi një palë vathë të artë dhe një unazë të koordinuar.

Interpretuesja e hitit “Love Again” zgjodhi për një palë syze dielli të mëdha të errëta, të cilat ajo më vonë i hoqi duke zbuluar makijazh të veçantë të aplikuar në fytyrën e saj.
Kjo paraqitje e saj vjen pasi Dua thuhet se po punon në albumin e tretë në karrierën e saj./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin