Ylli me famë botërore, Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid u fotografuan duke mos përfilluar rregullat e bllokimit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, pasi u panë teksa vizituan shtëpinë e prindërve të saj për darkë të martën në mbrëmje.
Ylli i muzikës pop, 24 vjeçare, dhe modeli 20 vjeçar, u fotografuan duke u futur në një veturë të zezë, disa javë pasi ata njoftuan se po qëndronin së bashku në një shtëpi me qira në Londër, shkruan DailyMail transmeton portali arbresh.info
Artistja me prejardhje nga Kosova kishte veshur një bluzë të zezë, komninuar me xhinse, teksa dukej bukur me modelin e ri të flokëve ngjyrë të kuqe.

Rregulli i distancës sociale thotë se njerëzit, duke përjashtuar ata që jetojnë së bashku, duhet të qëndrojnë dy metra larg nga njerëzit e tjerë në një përpjekje për të trajtuar virusin vdekjeprurës.
Këngëtarja ka qenë në kontakt me miqtë dhe familjen në mbarë botën përmes aplikacionit Facetime dhe thirrjeve telefonike. /arbresh.info/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...