
Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/REX/Shutterstock (10010981k) Dua Lipa Variety Hitmakers Brunch, Portraits, Los Angeles, USA - 01 Dec 2018
Këngëtarja me kosovare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka reaguar për një çështje tejet të ndjeshme.
Dua ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto ku shfaqet një tabelë rrugore në të cilën shkruhej “Mbajeni abortin legal”, shkruan portali arbresh.info.
Ajo përmes një përshkrimi ka dhënë në mesazh të fuqishëm lidhur me këtë çështje:

“Jo trupin tuaj. Jo zgjedhja juaj. Nuk ka nevojë për justifikim. Asnjë njeri nuk duhet të marrë një vendim të tillë themelor në trupin e femrave. Si ndodh që aborti të ndalohet para armëve? Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Dhe ne kemi të drejtë të jemi të zemëruar. Gjithë mbështetja ime nga ana tjetër e pellgut. Në solidaritet me motrat e mia”, ka shkruar artistja shqiptare Dua Lipa.
Ndryshe, sa i përket karrierës muzikore Lipa gjatë kësaj kohe i ka anuluar të gjitha koncertet muzikore duke u përqendruar në këngët e reja që do të jenë pjesë e albumit të ri. Ky album siç është paralajmëruar do vijë së shpejti para fansave të artistes 23 vjeçare. /arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...