Një bashkëpunim në mes reperëve, Loredana Zefi edhe Zuna, është aluduar qe një kohë të gjatë.
Para disa ditësh ata publikuan këngën e tyre të shumëpritur, të titulluar “Du bist mein’’, shkruan portali arbresh.info
Dyshja kishin vendosur që për shkak të përhapjes së pandemisë coronavirus, klipin ta realizojnë në shtëpi, ku edhe tregojnë një ditë normale të tyre.
Kënga po pëlqehet shumë nga fansat, madje ajo ka lënë pas projekte të artistëve dhe po kryeson në tabelat gjermane. Këtij lajmi i janë gëzuar dy autorët e këngës, ishte Loredana ajo e cila publikoi tabelën ku etiketoi edhe Zunën.
Në atë tabelë vërehet se Loredana dhe Zuna u ngjitën në vendin e parë duke lënë pas Drake, The Weeknd e shumë artistë të tjerë.

Përpos muzikës, Loredana dhe Zuna po kalojnë shumë kohë së bashku, e që në rrjetet sociale thuhet se dyshja mund të kenë filluar ndonjë lidhje dashurie, gjë që është mohuar nga ata. / arbresh.info/
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...