Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama foli për herë të parë rreth eksperiencës së tij në këtë format.
Ai tha se është ndjenjë tejet e mirë që merr kaq shumë dashuri nga publikuar.
“Nuk kam parë shumë gjëra ende, më vyen edhe pak kohë të kuptoj se çka po ndodh. Vëllai më tregoi se po më duan shumë. Të marrësh kaq shumë dashuri nga publiku është ndjenjë shumë e mirë, por nuk kam pasur mundësi ta shijojë shumë”, tha Driloni në “Week End”.
Fituesi i BBVK 3 foli edhe për dashurinë që ka për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, madje shpreh gatishmëri që nëse ndodh diçka në vendin tonë, ai është i pari që do të luftojë.
“Kam në familje shumë njerëz që kanë qenë në UÇK dhe që kanë luftuar për Kosovën, nesër me ndodh diçka në Kosovë do isha i pari që do kthehesha dhe të luftoja, këtë e them me zemër, jo për t’u fryer”, tha ai.
“Edhe në boks hyj gjithë me UÇK, e shqiponjë, gjithmonë i kam me vete”, shtoi Driloni.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...