Në “Wake Up”, sot ishte i ftuar regjisori Eduart Grishaj.
Ai ka komentuar rreth debatit që pësoi shpallja e fituesit të “Big Brother VIP”.
Pas përfundimit të BBV-së, tema kryesore e ditëve të fundit ishte mërzia e Donaldit për humbjen e tij.
Grishaj është shprehur se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.
Ai gjithashtu tha se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve në momentin kur ata humbin diçka.
“Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë Big Brother tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni.”, është shprehur Grishaj.
Ndryshe Grishaj është bashëshorti i moderatores, Arbana Osmani.
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...