Një situatë e tensionuar është krijuar në shtëpinë e Big Brother Vip pas eleminimit të Dagz. Si pasojë e një zinxhiri shpëtimi ai doli në nominim përballë Einxhelit dhe pas një televotimi u largua përfundimisht nga shtëpia.
Jo vetëm në shtëpi, por edhe jashtë saj, ka patur reagime e debate të shumta edhe nga fansat e PM & Dagz, të cilët e kanë quajtur “tradhti” faktin që Donaldi, që e konsideronin mik, nuk zgjodhi Dagzin, por Tanin.
Dagz e shprehu hapur mërzitjen, Einxhel, partnerja e tij po ashtu. Ndërsa PM nuk kishte reaguar dhe nuk kishte dhënë asnjë përgjigje për situatën.
Por në një Instastory të futur ditën e sotme, Pm ka treguar qëndrimin e tij për këtë çështje.
Ai shkruan se ka patur raporte të mira me të gjithë banorët, e s’ka aspak dëshirë të përfshihet në debate.
Reagimi i plotë:
“Pershendetje t’gjitheve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”. Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise. Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen mbrenda shtepise. Ju don shoku PM shume.”
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...