Mbrëmjen e sotme në “Fan Club” u diskutua se përse secili finalist e meriton fitoren. Edhe ish-banorët kanë dhënë komentet për secilin banor, përfshirë edhe Donaldin.
Arjola Demiri, e cila doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri pak ditë më parë, u shpreh se Donaldi për suksesin e tij i ka përdorur të gjithë, madje edhe miqtë e tij.
Aktorja konsideron gabimin më të madh të Donaldit momentin kur doli kundër Einxhel.
Arjola: Ai djalë është shtrydhur më shumë sesa duhet. Ka bërë gjëra në këtë program, por protagonizmin e ka marrë dashje pa dashje, me meritë, ose pa meritë. Donaldi ka pasur shumë strategji. Dhe miqtë i ka përdorur që të gjithë për suksesin dhe famën e vet sepse është i etur për sukses. Ka përdorur çdo lloj guri, me Sarën me Semin, me Egzonën. Ka bërë heroin me të gjitha. Donaldi gabimin më të madh e ka bërë kur doli kundër Einxhelin. I ka ndihmuar njerëzit vetëm për strategjinë e vet.
Kujtojmë se fituesi i Big Brother Vip Albania do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt./noa/
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...