Google ADS

Donaldi dhe Beatrix diskutuan për ditëlindjen e Borës, reagon Albani

22:06 | 9 Janar 2022
A. B.

Bukuroshja, Bora Zemani sot ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të.

Sot në Big Brother VIP, Donaldit iu bë një befasi me një parashutë ku shkruhej, ‘9 janar’.

Donaldi që në një ambient vetëm ja shpjegoj Trixës kuptimin e kësaj date.

Ishte habitëse reagimi i Trixës e cila shumë butësisht i shpjegoi Donaldit se e kupton situatën dhe se kjo gjë është shumë e bukur.

Si rrallë herë më parë ishte vëllai i Beatrixës, këngëtari Alban Ramosaj, që ka reaguar me të parë këto biseda.

Albani përmes një storje në Instagram ka folur për mirësinë e Trixës, madje ai sqaroi se në kohën kur e vizitoi atë brenda shtëpisë së BBV-së dhe i tha se është shembulli i mirësisë është pikërisht kjo që Trixa bëri sot.

Këngëtari gjithashtu tregoi se Trixa është provokuar shumë nga jashtë dhe ajo ka treguar pjekurinë e saj, si dhe ai tha se Trixa duhet marrë shembull nga të gjitha vajzat.

‘Jam krenar për ty Trix’, ka shkruar Albani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme