Nëse do të kishte mundësitë të rifutej në ‘Big Brother Vip”, Donald Veshaj thotë se disa gjëra do t’i kishte bërë ndryshe.
I ftuar në Wake Up, Veshaj tha se dashuria e publikut është fitorja më e madhe në BBVip.
Ka dicka që do e kishe bërë ndryshe?
Po, ka gjëra që do t’i kisha bërë ndryshe. Formati është i tillë. Në momentin që ti je 24 prë në 24 me kamera live, cdo njeri gabon. Ishte një eksperiencë shumë e fortë, nuk është një gjë e zakontë. Nuk është si të dalësh në një intervistë dhe të flasësh, t’i përgjigjesh pyetjeve.
Ka edhe nga ata të ftuar që pyetjet i kanë marrë më parë dhe përgjigjet i kanë mësuar përmendësh. Unë i kam dhënë maksimumin dhe i kam marrë maksimumin BBVip. Ai format mua më coi në qendër të vëmendjes.
Kush u mërzit më shumë që nuk fitove?
Shiko, unë nuk jam i mërzitur që nuk fitova, por dashuria që kam marrë nga njerëzit është fitorja më e madhe.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...