Dua Lipa ka marrë një nga dhuratat më të veçanta në jetën e saj nga i dashuri Anwar Hadid.
Dua Lipa mbushi dje plot 24 vjet dhe ishin të shumtë ata që e uruan këngëtaren. Kur je aq e famshme sa ajo një gjë e tillë nuk është e pazakontë.
Këngëtarja morri një dhuratë nga dashuri i saj modeli Anwar Hadid një kristal. Kristali jo vetëm që është i veçantë në pamjen e tij po ashtu ai është tejet i rrallë të gjendet në natyrë.
Kristali quhet Larimar ose ndryshe Guri i Sefillas, në fakt aq i rrallë është sa që ai gjendet vetëm në një vend në botë – në perimetër prej një kilometri katror në malet mbi Baoruco në Republikën Dominikane.
Larimar është një gur vullkanik, rezultat i aktivitetit vullkanik që ndodhi miliona vjet më parë!
Kristalet në përgjithësi thuhet se kanë veti shëruese – thuhet se Larimar ndriçon dhe shëron në një mënyrë fizike, emocionale, mendore dhe shpirtërore. Ajo stimulon zemrën dhe fytin (bukur, këngëtares mund t’i duhet kjo!) duke ndihmuar mençurinë e brendshme dhe manifestimin e jashtëm. Ai përfaqëson paqen dhe qartësinë, rrezaton shërimin dhe energjinë e dashurisë.

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...