Gani Gërmia u largua të martën më 9 janar vullnetarisht nga Big Brother VIP Kosova 2.
Ai kërkoi të dilte një natë më parë nga shtëpia pas një video që u publikua, ku u panë disa raste në kontradiktë me veprimet e veta.
Ai e kishte mundësinë të qëndronte edhe një natë tjetër për të reflektuar, mirëpo ai mori vendim që të dilte përfundimisht nga BBVK.
Së fundmi, ai ka reaguar duke thënë se do të flasë në TikTok, sot, për të hedhur dritë mbi peripecitë dhe ngjarjet e fundit.
“Nesër, më 12 janar, në orën 21:00, do të jem live në TikTok për të hedhur dritë mbi peripecitë dhe ngjarjet e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova”, u shpreh ai.
“Do flas për gjithçka, nga momentet më çmendura deri te historitë më të pabesueshme. Bashkohuni për një bisedë të paharrueshme dhe për të kapur momente ekskluzive”, shtoi ai.
Ganiu u kritikua për lojën e tij brenda, mirëpo dhe është pëlqyer për trazirat që solli brenda shtëpisë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...