Djalit të Alfred Kaçinarit nuk i “pëlqen” gjuha shqipe për ta kënduar

20:23 | 23 Tetor 2019
Arbresh.info

Gjergj Kaçinari, djali i Alfred Kaçinarit, ka ndjekur rrugën e muzikës, por ndryshe nga i ati që karrierën e kaloi në festivalet e RTSH-së, ai thotë se nuk ka ndërmend të këndojë as në gjuhën shqipe

Gjergj Kaçinari u bë i njohur në vitin 2014 për publikun, kur këndoi në “Voice of Albania”.

I ftuar si personazh i ditës, në emisionin “Ditë e Re” Gjergj Kaçinari, nuk ka nguruar aspak të shprehet se nuk i pëlqen gjuha shqipe për të kënduar, prandaj, edhe këngët i ka të gjitha në anglisht.

I pyetur nëse do të merrte pjesë në festival dhe a synon fitoren në ndonjë prej tyre, Gjergj Kaçinari u përgjigj, se nuk këndon shqip, nuk i pëlqen, prandaj edhe pjesëmarrja në festivalet e vendit tonë shihet e pamundur nga ana e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale