DJ Carl Cox gjatë një interviste për BBC ka folur për kolegun e tij, Tim Bergling, i njohur për publikun si DJ Avicii, i cili në prill të këtij viti bëri vetëvrasje.
“Ai donte të jetë i lirë dhe të bënte muzikë. Ishte nën presion të madh dhe nuk mund të duronte diçka të tillë. Është e dhimbshme, sepse ka pasur shumë për të ofruar”.

“E shihja se nuk mund ta kontrollonte veten. Shpesh shoqëroheshim pas koncerteve, ndërsa ai ishte kryesisht vetëm dhe i fokusuar vetëm te puna”, ka thënë Cox duke shtuar se Avicii ishte i stërngarkuar
“Ishte e tepërt. Është bekim të udhëtosh dhe të performosh në gjithë botën, mirëpo ne kemi shumë pak kohë për jetën e vërtetë”, ka rrëfyer Cox.

Më tej, DJ ka thënë se muzikanti suedez vërehej se ishte i pikëlluar dhe këtë e kishte thënë përmes këngës “Wake Me Up” që u bë hit i madh në gjithë botën.
“Tash kur e dëgjoni vargun: ‘Më zgjoni kur të ketë marrë fund, kur të jem më i mençur dhe më i moshuar’, e kuptoni se është kërkesa e tij për ndihmë”, ka deklaruar Cox.
Avicii vrau veten më 20 prill gjatë pushimeve në Muscat të Omanit. Ai ishte 28 vjeçar.
PDK nuk merr pjesë as në seancën e orës 14:00
Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga k...
Momenti kur burrit i bie të fikët në spital ndërsa shikonte ...
Meteo Kosova: Rikthehet dimri, të enjten vjen goditja e masa...
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...