Një nga DJ-të më të kërkuar në botë, David Guetta, do të udhëheqë programin e këtij viti në Festivalin e “Sea Dance” në Mal të Zi, të cilin organizatorët thonë se do të jetë më i mirë deri më tani.
Guetta konsiderohet si një ndër prodhuesit muzikor më të suksesshëm të shekullit XXI-të dhe një nga artistët më të kërkuar në botë.
Publiku do të ketë një mundësi unike për të parë super yllin francez, i cili është më meritori për revolucionin në industrinë e muzikës që nga fillimi i kësaj dekade.
Festivali do të fillojë më 30 gusht dhe do të zgjas deri më 1 shtator në Buljarice, ku muzikë elektronike do të bëjë një ndër DJ-të më të mëdhenj në botë.
Popullariteti i tij ilustrohet nga fakti se ka 11 miliardë shikime në YouTube dhe më shumë se 100 milionë fansa në rrjetet sociale.
Ai bashkëpunoi me David Bouwin, Snoop Dogg, Niki Minaj si dhe këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Ndryshe, ai ka fituar çmime të shumta duke përfshirë edhe dy prestigjioz të “Grammy Awards”.

Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter