Janë konsideruar përherë si një nga çiftet më të bukur të Holliwood-it, ndonëse kritikët martesën e tyre e kanë parë shpeshherë si një formë biznesi.
Por deri më sot asgjë nuk ka ndikuar për të thyer raportin martesor mes avokates libaneze Amal dhe aktorit George Clooney.
Kopertina e parë e revistës amerikane “OK” bëri bujë gjithandej, duke surprizuar të gjithë me lajmin për një divorc të mundshëm.
“Lajmërimi i divorcit të Amal dhe George. Ndarja prej 300 milionë dollarësh trondit Hollywood”, ishin këto fjalët në kryeartikullin e revistës “OK!”.
Në shpjegimet e artikullit shkruhet se Amal dëshiron fëmijë, ndërsa ai jo. Divorci do të sillte edhe ndarjen e pasurisë së 55-vjecarit me bashkëshorten e tij, duke ju dashur ti dorëzojë gjithashtu edhe vilën në Liqenin e Komos.
Në artikull shkruhet se ndonëse ata se e duan njëri-tjetrin, kanë kuptuar se duan gjëra të ndryshme në jetë.
Ndoshta George Clooney nuk e morri aspak parasysh se të martohej me një avokate si Amal, do ti kushtonte jo pak
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit