Showbizi shqiptar në vitin 2022 sa ka qenë i mbushur me skandale dhe plot thashetheme, po aq ka qenë i mbushur me lajme të mira dhe me plot dashuri.
Në vitin që e lamë pas disa nga çiftet të cilët janë fytyra publike, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Disa e bënë mediatike, e disa të tjerë u munduan ta mbanin të fshehtë, por nuk patën sukses.
Arbresh.info ua sjell disa nga bashkimet dhe ndarjet që “trazuan” showbizin shqiptar dhe u komentuan shumë në 2022.
Dj Dagz dhe Einxhel
Çifti që u krijuan gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë tërë vitit që lamë pas.
Krahas eksperiencës së tyre në BB VIP Albania, dyshja edhe pas daljes ishin pothuajse të pandashëm ndërsa vetëm pak muaj më parë dhanë lajmin e madh se po bëhen prindër.
Ndërkohë, ditë më parë ata mirëpritën djalin i cili lindi më 12 dhjetor e që çifti e pagëzuan me emrin Trev.
Por, DJ nga Kosova gjithashtu i ka propozuar martesë Einxhelit, ani pse datën e dasmës nuk e kanë bërë ende të ditur.
Sarah Berisha dhe Dj Pm
Janë ndër çiftet që dolën nga edicioni i parë i spektaklit televiziv, ‘Big Brother VIP’.
Blogerja dhe muzikanti e nisën romancën brenda shtëpisë së famshme dhe e vazhduan atë edhe pas largimit.
Dyshja ende nuk kanë bërë të ditur ndonjë plan për të ardhmen, por janë duke e shijuar çdo moment të lidhjes së tyre të dashurisë.
Përndryshe sa i përket karrierës, Sarah tashmë ka nisur një projekt televiziv në rolin e moderatores në emisionin “Kosherja Show”, ndërsa Dj Pm po vazhdon me projekte të ndryshme e koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Donaldi Veshaj dhe Bora Zemani
Janë ndër çiftet më të njohura dhe më të komentuara shqiptare.
Historia e tyre e dashurisë mori vëmendje të madhe gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP dhe që nga ajo kohë dyshja javë vazhdimisht pjesë e mediave rozë.
Ndarja e tyre e më pas ribashkimi i ktheu ata në një prej çifteve më të famshme në vend ndërsa ata tashmë nuk e fshehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Kujtojmë që Bora dhe Donaldi bën publike ribashkimin disa muaj pas përfundimit të Big Brother VIP, që kishte sjell edhe ndarjen e tyre pasi ish-banori kishte krijuar një lidhje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Romanca jetëshkurtër e Donaldit me Beatrix përfundoi pas BB VIP dhe aktori kishte shprehur hapur se po tenton ta rikthej Borën, gjë që në fund e arriti dhe tashmë çifti prej muajsh po shijojnë ribashkimin.
Ndërkohë, kujtojmë që si Donaldi ashtu edhe Bora mbesin të angazhuar me projektet e tyre televizive dhe teksa ndajnë të njëjtat ambientet ata janë gati të pandashëm nga njëri-tjetri.
Blero Muharremi dhe Afrona Dika
Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ka pak kohë që ka konfirmuar statusin e tij si beqar.
Ai tregoi se i dha fund edhe martesës së tij të dytë me modelen Afrona Dika, pas një martese të dështuar paraprake me aktoren Teuta Krasniqi – me të cilën ka edhe një vajzë.
Megjithatë, Blero nuk duket të jetë krejtësisht i vetëm në jetën e tij sentimentale, pasi së ditë më parë ka dhënë indikacione se mund të ketë nisur një lidhje të re.
Ai publikoi një fotografi jo shumë të qartë në InstaStory, ku mund të shihej pranë një ashensori teksa duket sikur shkëmben puthje me një vajzë.
Ndërsa nga Afrona ende nuk kemi marrë ndonjë konfirmim se ka nisur lidhje të re apo jo!
Sidoqoftë, dyshja kanë qenë bashkë për disa vite me radhë, e të martuar që tri vite.
Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci
Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre në shtator të vitit 2022.
Bëhet fjalë për këngëtarin Robert Berisha dhe tashmë ish partneren e tij, blogeren Laureta Maqedonci.
Në media u raportua se shkak ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik dhe mes tjerash edhe përmes vëmendjes nga portalet ajo që ka bërë që në çift të lindin mospajtimet e para.
Laureta nuk e ka përjetuar mirë personalisht pjesën e vëmendjes dhe pas ndarjes definitive ka vendosur që të marrë pushim të plotë duke mos lënë gjurmë askund ku e kap syri i publikut.
Përndryshe, romanca e Berishës erdhi vite pas ndarjes nga bashkëshortja Nora Istrefi, me të cilën ka një vajzë të quajtur Rene.
Robin Haxhi Krasniqi dhe Marigona Krasniqi
Boksieri i njohur shqiptar dhe modelja bukuroshe u fejuan në fillim të vitit 2022, ndërsa gjatë muajit prill njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë.
Ata e zyrtarizuan martesën e tyre në Gjermani gjatë muajit mars, mirëpo kishin paralajmëruar se do të bënin edhe një dasmë.
Çifti zgjodhi datën 9 maj për dasmën e tyre në Kosovë duke zgjedhur një prej restoranteve në Prishtinë për këtë ceremoni mahnitëse.
E si fryt i dashurisë së tyre të madhe me 12 shtator erdhi në jetë bebushi i quajtur Meyson.
Në anën tjetër, kujtojmë që të dy kanë karriera të suksesshme, Robin si boksier profesionist, ndërsa Marigona si modele dhe imazh i markave të ndryshme.
Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani
Prej muajsh përflitej se marrëdhënia e prezantueses Fatma Methasani dhe partnerit të saj, Alfio Rrotani ka marrë fund.
Pavarësisht aludimeve, ata kanë konfirmuar së fundmi zyrtarisht se i kanë dhënë fund lidhjes.
Lajmi u konfirmua nga Rrotani në një postim të gjatë sqarues që ka bërë në InstaStory, pasi u tha se e kishte tradhtuar moderatoren shqiptare.
Kujtojmë se, dyshja mirëpritën në jetë djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Noah, në janar të vitit 2016, disa kohë përpara se kuzhinieri t’i bënte propozimin për martesë moderatores në 26 vjetorin e saj të lindjes. /Albina Bajraktari/arbresh.info/
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...
Mjegullë në “Rrugën e Kombit”, Policia shqiptare apelon për ...
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...