Diellza e pazëvendësueshme, ja roli i Aurelës në “Dashuria e bjeshkëve të nemuna 3”

15:59 | 18 Korrik 2016
Arbresh.info

“Dashuria e bjeshkëve të nemuna” nis me xhirimet e pjesës së tretë me datë 9 gusht të këtij viti.

Pas lajmit, u përfol se modelja Aurela Hoxha do të jetë në vend të Diellza Kolgecit, por kjo del të mos jetë e vërtetë.

I kontaktuar nga GazetaExpress, producenti i filmit, Shkumbin Kryeziu, tha se Aurela është njëra nga risitë e shumta në vazhdimin e tretë të filmit, por do të ketë një rol tjetër, jo atë të Diellzës.

Megjithëse vetë Diellza për GazetënExpress tha se ende nuk i ka kthyer përgjigjen produksionit nëse do të jetë pjesë e vazhdimit të filmit, Shkumbini tha se roli i saj do të aktrohet sërish nga ish Miss Kosova.

Kryeziu tha se pjesa e tretë këtij projekti shumë të pëlqyer filmik do të vijë me disa risi, për të cilat publiku do të informohet së shpejti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale