Cassie tashmë e ka tejkaluar ndarjen nga Diddy dhe po takon një person të ri.
Megjithatë, Diddy nuk ka pritur lajmet se Cassie ka filluar lidhje të re.
Burimet i kanë thënë TMZ se njeriu që Diddy e angazhoi për të stërvitur me Cassien po ashtu po shfaqet në krah të saj.
Trajneri i Diddyt, Jamal Liggin, besohet se ka qenë aq i zënë sa që ka marrë të tjerë trajnerë si përkrahës, duke përfshirë Alex Fine, të cilin Diddy e ftoi ta stërviste të dashurën e tij vitin e kaluar.
Diddy dhe Cassie e komunikuan ndarjen në vjeshtë pas një lidhje dhjetëvjeçare, por burimet thonë se Cassie dhe Alex kanë dalë edhe para ndarjes.
Diddy besohet se ndihet i tradhtuar nga ish e dashura e tij dhe ish i punësuari i tij
Burimet tjera të afërta me Cassien dhe Alex refuzuan këto pohime, duke thënë se dyshja nuk filluan të takoheshin derisa nuk ndodhi ndarja. Reperi është i bindur se ai u tradhtua.
Cassie nuk e ka fshehur dashurinë për 25 vjeçarin në rrjetet sociale, edhe pse Diddy publikisht i kërkoi që të ribashkoheshin.
Aktualisht reperi është i fokusuar që t’i rrisë fëmijët pas vdekjes së ish të dashurës, Kim Porter, në nëntor.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...