Reperi Sean Diddy Combs ndodhet prej disa kohësh në paraburgim në Nju Jork dhe dy herë i është mohuar lirimi me kusht. Tani, ekipi i tij ka paraqitur një apel të tretë për ta liruar Diddy nga paraburgimi përpara gjyqit.
Ata deklaruan se nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur atë në paraburgim dhe po ashtu theksuan gabimet e supozuara në vendimin e gjykatës.
Diddy është i gatshëm të paguajë deri në 50 milionë dollarë garanci dhe ka ofruar si kolateral rezidencën e tij në Miami dhe shtëpinë e nënës së tij prej 48 milionë dollarësh.
Përveç kësaj, ai është gati të mbajë një pajisje GPS dhe ka premtuar të kufizojë udhëtimet e tij në Miami dhe Nju Jork. Ai tha gjithashtu se do të shiste avionin e tij privat.
Reperi akuzohet për reket, trafikim me qenie njerëzore dhe vepra të tjera kriminale, ndërsa ai u deklarua i pafajshëm.
Megjithatë, prokurorët ishin të shqetësuar se Combs mund të frikësonte dëshmitarët dhe të ndërhynte në çështje nëse lirohej me kusht./indeksonline/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00