Leonardo DiCaprion mund ta shohim shumë shpejt drejt altarit të martesës.
Ylli 43-vjeçar hollivudian raportohet se është në prag të kurorëzimit me të dashurën 21-vjeçare.
Madje, aktori amerikan ka bërë plane rreth krijimit të një familje me bukuroshen Camila Morrone.

Sipas burimeve Us Weekly, të afërta me çiftin, gjërat janë bërë serioze midis DiCaprio dhe modeles.
“Ata janë të dashuruar dhe e kanë seriozisht”, tha një burim duke shtuar se “Kanë folur për tu fejuar.”
“Ai është gati që të ketë fëmijë. Dhe sa për Morrone? Ajo dëshiron shumë të ketë fëmjë të vegjël përreth dhe do që të ketë fëmijë me Leon… por kërkon që të martohen filimisht. Camila është shumë tradicionale kur bëhet fjalë për këtë aspekt”, tha burimi.
Ndryshe, aktorin do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave me projekte të reja filmike.
Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Mua...
Qindra aktakuza për keqpërdorim të votës ndër vite, vetëm 32...
Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin, gol dhe asistim në fitoren e...
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...