Dhurata Dora është njëra prej këngëtarëve më të pëlqyera në industrinë e muzikës.
Ajo ka sjellë një sërë projektesh të suksesshme e hite të cilat kanë kaluar kufinjtë tonë duke numëruar miliona klikime.
Në këtë pikë të karrierës së saj, ajo ka vendosur të vijë me një “dhuratë” për fansat.
Artistja së fundmi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka gati albumin e ri të titulluar “Dhurata”, i cili do të jetë i disponushëm më 3 mars.
“Jam shumë e lumtur dhe krenare që më në fund lansimi i albumit tim “DHURATA” ka një datë 03.03.2023.
Numërimi i ditëve për dhuratën që krejt ju e keni prit kaq gjatë ja filloj, edhe unë nuk kam mundur të jem më lumtur se kaq. Bëhuni gati për të hapur këtë kuti magjike. Ky album është një dhuratë për mua edhe për krejt mbështetësit e mi që më kanë shtyrë për të punuar çdo herë më shumë e më shumë. Jam shumë falënderuese për të gjithë njerëzit rreth meje dhe shpresoj që “DHURATA” ka me ju pëlqyer edhe ju aq sa më pëlqen mua.
03.03. 2023 ruje datën për të hapur dhuratën”-shkruan Dhurata Dora.
Artistja ka marr edhe shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj, ku shkruajn se mezi e presin albumin. /arbresh.info/

Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...