Që është njëra nga këngëtaret që ka thyer rekorde të shumta me projektet e saj, as nuk vihet në dyshim.
Është kjo Dhurata Dora, e cila gjithmonë ka dëshmuar që këngët e saj dëgjohen edhe jashtë trojeve shqiptare, shkruan portali arbresh.info
Përpos karrierës profesionale, ajo në rrjete sociale shpeshherë zgjedh që të befasojë 2.1 milionë ndjekësit me poza të ndryshme.
Përmes imazheve që ka shpërndarë në Instagram, Dhurata tregon se ka bërë flokët ngjyrë lejla, ngjyrë kjo e veçantë dhe mjaft e guximshme.

Sidoqoftë, kjo ngjyrë i shkon mjaft shumë dhe e bën të shfaqet akoma më tërheqëse.
Një postim i tillë padyshim që mori mijëra pëlqime, përfshirë edhe komente nga fansat e figura të njohura të estradës shqiptare. /arbresh.info/
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...