Tashmë është bërë publike që ikona e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, do të mbajë koncert në kryeqytetin kosovar.
Ky lajm u bë i ditur nga kryetari Shpend Ahmeti, i cili pa dhënë shumë detaje tregoi për këtë lajm shumë të rëndësishëm. Ai në Facebook kishte shkruar:
“Diçka e mirë po vjen këtë javë, që kena me ja ni zanin në krejt Prishtinën. Me axhen Sabri jam rrit se ka qenë shoku ma i ngushtë i babait tim. ❤e ka Prishtinë e Prishtina e ka ❤. Stay tuned”.
Ky koncert i cili do të dëgjohet në gjithë Prishtinën, e i cili mund të dëgjohet edhe në qytetet tjera përmes platformave online, do të mbahet të shtunën mbrëma.
Siç mëson #gjesi, në këtë koncert do të interpretohen 12 këngë të këngëtarit, i cili gëzon një dashuri të madhe nga mbarë populli shqiptar.
Këngëtari, i cili u lind e u rrit në Prishtinë, një jetë të tërë i këndoi po këtij vendi, duke u rikthyer tani përmes një performance live pikërisht në kryeqytet.
Në qendër të Prishtinës, Fejzullahu do të shoqërohet vetëm me piano nga muzikanti Fation Miftari.
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...