Këngëtari Alban Skënderaj këto ditë ka mbajtur disa koncerte recitale, për tre ditë rresht në Pallatin e Kongreseve.
Gjithçka e kënduar ‘live’ dhe nën emocionet e zërit brilant të Skënderajt, bëri që salla për këto tri net, të jetë e mbushur plot.
Në skenë është ngjitur për të interpretuar duetet fantastike edhe e fejuara e tij, Mirian Cani.
Miriam Cani (Foto: Instagram)
Madje, kjo e fundit ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram, për t’i dedikuar disa fjalë me shumë emocione më të dashurit të saj.
“Te them qe jam krenare per ty eshte pak. Te them qe te dua shume eshte akoma dhe me pak. Si çdo here, edhe kesaj rradhe ti vendose nje standart te ri ne muzike. Muzika dhe shpiri yte meritojne boten dhe besoj fort qe Zoti do ndriçoj cdo hap te rruges tende. Ti je pasuri shpirterore e cdokujt qe te ka ne jete. Mua do me kesh gjithmone prane si energji e pashtershme deri ne frymarrjen e fundit” (sic.), ka shkruar Miriami në një video të publikuar nga koncerti recital i Albanit.
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani (Foto: Instagram)
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot