Përderisa Demi Lovato po vazhdon të trajtohet pas probleme me shëndetin për shkak të mbidozës, Live Nation ka njoftuar se është anuluar turi vjeshtor i këngëtares.
“Fatkeqësisht, Demi Lovato ka anuluar datat për turin “Tell Me You Love Me” në Amerikën Jugore, pasi ajo po fokusohet në shërimin e saj”, ka thënë kompania për CNN.
Turi ishte i paraparë të mbahej në Kili, Argjentinë dhe Brazil, duke filluar më 14 nëntor. Kompania ka bërë të ditur për ata që veçse i kanë blerë biletat, se paratë do t’iu kthehen.
Kandidatja për çmimin “Grammy” u lirua nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles javën e kaluar dhe tani gjendet në një qendër të fshehtë rehabilitimi.
Edhe vetë këngëtarja ka shkruar në Instagram në lidhje me fokusin e saj për t’u rimëkëmbur pas rastit që i ka ndodhur. Ajo i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që ia kanë dhënë, veçanërisht spitalin ku është trajtuar.
“Falënderoj Zotin që më mbajti që gjallë”, ka shkruar ajo.
“Më duhet kohë të shërohem. Nuk do ta harroj asnjëherë dashurinë që keni treguar për mua. Mezi pres t’ju takoj kur të rikthehem”.
https://www.instagram.com/p/BmHH69KlY3L/?taken-by=ddlovato
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë