Është publikuar një trailer i ri për sezonën e tretë të serialit ‘La Casa De Papel’.
Ngjarja në serial do të vazhdojë me momente të reja dramatike që i ndjekë personazhet pas vjedhjes së madhe në shtëpinë e parave.
Derisa ata po shijojnë pasurinë e fituar, një nga personazhet rrëmbehet nga policia dhe grupi duhet të mblidhet sërish, përcjell Gazeta Express.
Në krye me profesorin, ata tashmë gjejnë një lokacion të ri për të realizuar planin e madh dhe të detajuar për të shpëtuar bashkëpunëtorin e tyre.
Grupi i është bashkuar edhe Berlini, për të cilin mendohej se kishte vdekur në fundin e sezonës së kaluar.
Sezona e tretë e ‘La Casa de Papel’ do të dalë më 19 korrik në Netflix./Gazeta Express/
https://www.facebook.com/lacasadepapelnetflix/videos/2869049826470188/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...