Ajo për momentin është aktorja më e kërkuar në Hollywood, kështu që nuk është për t’u çuditur fakti që të gjithë sytë ishin tek Anne Hathaway të dielën mbrëma.
32 vjeçarja, e cila është e martuar më aktorin Adam Shulman, bëri një paraqitje me mjaft stil derisa po e shoqëronte kolegun e saj Robert De Niro në premierën e filmit “The Intern” në Britani të Madhe, mbajtur në Leicester Square të Londrës, transmeton Klan Kosova.
Derisa ajo po parakalonte në tapetin e kuq, fituesja e çmimit Oscar dukej absolutisht sensacionale në një fustan të zi.
Në këtë film Anne e luan rolin e Jules Ostin, një shefeje ekzekutive të kompanisë së modës, e cila bën marrëveshje me një praktikant 70 vjeçar Ben Whittaker, rolin e të cilit e luan Robert De Niro.

Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...