David dhe Victoria Beckham janë duke dhuruar veshjet e tyre mbretërore të dasmës për të mbledhur para për viktimat e sulmit terrorist të Mançesterit. 22 persona vdiqën vitin e kaluar gjatë sulmit.
Lajmi është konfirmuar nga çifti i famshëm me anë të postimeve në rrjetet sociale.
“Për të mbështetur punën e pabesueshme të Fondit Emergjent “We Love Manchester” dhe familjeve të prekura nga sulmi i Manchesterit vitin e kaluar, David Beckham dhe unë po ju japim mundësinë që të bëni tuajat veshjet tona të dasmës”,shkruan stilistja.
David dhe Victoria ishin të ftuar në dasmën e Dukës Harry dhe dukeshës së Sussex, Meghan Markle.
Ish-futbollisti mbante veshur një kostum të Dior me inicialet e tij ndërsa Victoria u shfaq me një fustan ngjyrë blu të errët nga koleksioni i saj në ceremoni.
Fansat tani do të kenë mundësi që të bëjnë të tyren veshjen e dy të ftuarve më të famshëm të dasmës.
Çmimi fillon nga 18 paund në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi për të fituar veshjet. /atsh/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...