Daniel Craig ka qëndruar në Itali për xhirimet e filmit të 25-të për James Bondin, i cili është titulluar “No Time To Die”.
Porse aktori e ka lejuar alkoolin që ta bëjë të veten gjatë një ndeje të organizuar për xhirimet e filmit në Matera, në jug të Italisë, ku ka mbajtur një fjalim emocional dhe është vërejtur se ishte nën ndikimin e alkoolit.
Derisa qëndronte pranë një torte që kishte për temë Bondin, ylli i ‘007’ ka pranuar para të pranishmëve se ishte paksa i dehur dhe më pas i ka falënderuar për punën e madhe që kanë bërë.
“Dua të them dhe jam paksa i dehu tash, prandaj nuk po e zgjas shumë, kjo ka qenë përvoja më e mirë dhe më e bukur që kam pasur!”.
“Të gjithë ju keni bërë punë të mrekullueshme. Jam tejet krenar që kam punuar me secilin prej jush”, ka thënë Craig në fjalimin e tij.
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje
Inter vazhdon dominimin Serie A, triumfon thellë ndaj Sassuo...
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...