Aktori britanik Daniel Craig ka konfirmuar se do të përsërisë rolin e James Bond për herë të fundit, duke i dhënë fund muajve të tërë të spekulimeve.
Craig bëri zbulimin gjatë një paraqitjeje në programin televiziv amerikan “The Late Show”, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur nga prezantuesi Stephen Colbert nëse ai do të kthehej si James Bond, Craig u përgjigj: “Po”, për t’u brohoritur më pas nga publiku.
Craig u shfaq katër herë si spiun me një shije për martini: në “Casino Royale”, “Quantum of Solace”, “Skyfall” dhe “Specter”./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C