Drama emocionuese kriminale e regjisorit dhe skenaristit, Deniz Gamze Erguena së shpejti do të shfaqet në kinematë e mbarë botës.
Kritikët e filmit “Kings” parashikojnë se ky do të jetë një film me cilësi të lartë, ku në rolet kryesore do të shfaqen Daniel Craig dhe Halle Berry.
Filmi flet rreth një familje nga jugu i Los Angelosit, protagonistja Millie, në rolin e Halle Berryt, është nënë e vetme që rrit tetë fëmijë, disa prej të cilëve nuk janë të saj.
Ajo bën çmos për t’u dhënë atyre një jetë më të mirë, edhe pse i mallkon fqinjët e saj, veçanërisht Obien, i cili mëshirohet nga Daniel Craig.
Megjithatë, pas një sulmi të rëndë dhe tensioneve raciale në qytet për shkak të gjykimit të Rodney Kingut, Millie dhe familja gjendet në rrezik për jetë.
Kjo dramë mbart një mesazh më të thellë, ku duke gjykuar në videon e shkurtër do të jemi në gjendje të shikojmë shumë veprime, të cilat janë karakteristike për Craigun, por edhe Berryn.
Përveç Craigut dhe Berryt, në film do të shfaqen edhe Issac Ryan Brown, Kevin Carroll, Kirk Baltz, Rick Ravanello, Peter Mackenzie dhe shumë të tjerë.
Theksojmë se premiera e filmit “Kings” do të jepet më 25 prill të këtij viti në SHBA. /Telegrafi/

Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...