Pas bashkëpunimit me Faton Isufin në këngën “Shko” e cila u publikua para tre ditëve, Dani në emisionin #Gjesi në T7 ka thënë se shumë shpejt do të publikojë edhe dy projekte solo, për të cilat është duke punuar.
Dani është shprehur se njërën prej këtyre këngëve ia ka realizuar kantautori Irkenc Hyka, por që ia ka kthyer sepse nuk është ndarë i kënaqur me të.
Ai tha se pret që Irkenci t’ia realizojë një tjetër këngë sepse beson që ai mund të bëjë më shumë.
“E kam incizuar këngën edhe e kam përfundu krejt, po kur e mora dhe e dëgjova nuk më pëlqeu, nuk iu pëlqeu as djemve e as shokëve, asnjërit nuk na ka pëlqeu” tha ndër të tjerash Dani.
Ndryshe, kënga më e re e Danit do të publikohet të shtunën.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...