Personazhet e famshëm përpos faktit që janë të admiruar nga shumë fansa na kanë treguar se kanë edhe një veçori tipike të njerëzve me zemër të madhe: “Preferojnë të ndihmojnë njerëzit në nevojë”.
Dafina Zeqiri na ka treguar me anë të postimeve në Instastory se gjatë kohës kur ishte duke udhëtuar me tren, është prekur nga prania e një burri të varfër në nevojë dhe i ka dhuruar atij kartën e metrosë me të cilën mund të udhëtoj për një muaj falas.
“Ai na bëri të qajmë dhe unë i dhurova kartën time të metrosë me të cilën mund të udhëtoj për një muaj falas. Dashuroni dhe dhuroni kur të mundeni, Zoti do t’jua shpërblejë”, shkruan Dafina në videon e postuar në Instastory.
Por a e mendoni dot se çfarë ka ndodhur më pas?
Burri i varfër nuk ishte dhe një personazh aq dhe i panjohur për botën e showbizz-it. Bëhet fjalë për këngëtarin e grupit “Rat Pack’s”, Tommy Celli një personazh që pothuajse është harruar dhe tashmë jeton në kushte të vështira jetësore.
Këtë e ka vërtetuar edhe Dafina më pas me anë të postimit të një foto në Instastory, që e ka shoqëruar me mbishkrimin: “I found him”./intv.al

Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...