Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë shumë e përfolur gjatë këtyre ditëve.
Kjo pasi në rrjetet sociale ajo ka larguar disa prej personazheve të famshëm nga lista e ndjekësve, përfshirë këtu reperin Ledri Vula dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Për Ledrin arsyeja tashmë thujase dite (për shkak të çështjes së shumëpërfolur të sinkronizimit të teksteve në këngët e tyre), gjersa mos-ndjekja e Beatrixit erdhi pak kohë pasi DJ Geek u largua zyrtarisht nga shtëpia diskografike e Dafinës.

Me largimin e tij nga ekipi, Dafina i ka larguar të gjitha këngët e Geek nga kanali YouTube, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin e tij me Beatrix Ramosajn, të titulluar “Ma shumë se ti”.
E menjëherë pas kësaj, ka pasuar një “unfollow” ndaj Beatrix Ramosajt në rrjetin social Instagram, gjë që e ka shtyrë këtë të fundit drejt një reagimi.
“Nuk kam hequr nga lista e ndjekësve asnjeri. Dua të sqaroj se nuk ka asgjë tjetër përveç dashurisë dhe respektit nga ana ime. Dhe nuk ka pasur kurrë ndonjë tension apo çështje për të cilat jam në dijeni! Por ti bëje tënden motër!”, ka shkruar Beatrix në një ‘selfie’ të publikuar në InstaStory.
Nuk dihet se çfarë e ka çuar Dafinën deri në marrjen e këtij vendimi, pasi ajo nuk ka pasur ndonjë problem publik me Beatrixin. /Telegrafi/

Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci