Dafina Zeqiri ka kohë që ka paralajmëruar albumin e ri “Dafinë moj” që pritet të publikohet së shpejti.
Artistja së fundmi është nominuar për një çmim në një kompeticion të organizuar nga Qeveria Suedeze, përkatësisht nga Ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg, shkruan portali arbresh.info
“Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020”, shkruhej në postimin e ministres suedeze.
Dafina është nominuar për një çmim në një kompeticion të organizuar nga Qeveria Suedeze, përkatësisht nga Ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg.
E lumtur për këtë sukses, Duffye e ndau njoftimin me ndjekësit e saj në Instagram, duke falënderuar Qeverinë e Suedisë për këtë nominim.
“E nominuar së bashku me artistë të mahnitshëm, frymëzues si: Ludwig Goransson, Garmarna, Nea dhe Oscar Holter është një bekim i tillë! Dhe do të doja të falënderoja Musicexport suedez 2020 për njohjen e punës sime, pa ÇMIM”, ka shkruar ajo.

Dafina është nominuar për Çmimin e Eksportit të Muzikës, që do t’i jepet artistit më të mirë që është shtetas suedez, por që karrierën dhe sukseset i ka arritur jashtë kufijve.
Albumi “Dafinë moj” mund të para-porositet, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tij do të dhurohen për Shoqatën e Autizimt të Kosovës. /arbresh.info/
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...