Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka lansuar projektin e ri muzikor.
“A je pendu” mban titullin kënga me e re të cilën Daffy e ka shoqëruar me një video të animuar, shkruan portali arbresh.info
Edhe kësaj radhe ajo erdhi në bashkëpunim me producentin Cricket, ku për vijën melodike është përkujdesur vetë këngëtarja, ndërsa tekstin e ka shkruar reperi Elinel.
Joan Kamberaj është kujdesur për videoklipin, në të cilin shihen animacione, skulptura të ndërtuara me pamjen e Dafina Zeqirit dhe flutura.
Përndryshe, kënga e fundit e publikuar nga Dafina “Një herë në jetë” në bashkëpunim me Cricket ka kaluar shifrën e 12 milionë klikimeve në kanalin YouTube. / arbresh.info/
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...
Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Pris...
U dërgua për intervistim në stacionin policor në Gjakovë, i ...