Kantautori i njohur shqiptar, Elgit Doda ka zbuluar se po vjen në një bashkëpunim të ri me një prej artisteve më të suksesshme të estradës.
Në një postim në Instagram, këngëtari ka njoftuar se është drejtë finalizimit të një dueti me Dafina Zeqirin.
Elgiti ka postuar disa imazhe ku shihet përkrah Dafinës, duke lënë të nënkuptohet se ato janë shkrepura nga xhirimet e videoklipit.
“Si mua je ti”, ka shkruar artisti në mbishkrimin e fotove, ndërkohë të njëjtat u shpërndanë edhe nga Dafina në faqen e saj të Instagramit.
Kujtojmë që edhe ky vit ka qenë mjaft aktiv për të dy këngëtarët, Dafina ka sjellur disa projekte muzikore, shumica prej të cilëve bashkëpunime.
Ndërkohë, edhe Elgiti përveç atyre solo solli edhe duetin me këngëtarin Ermal Fejzullahu “Sot”.

Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...