Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke realizuar me klipe shumë prej këngëve të albumit “Dafinë Moj”.
“Era”, e cila vjen në bashkëpunim me reperin Buta, është kënga e radhës e cila është vizualizuar me klip.
Vija melodike është realizuar nga vet Dafina, gjersa tekstin e këngës e kanë shkruar reperët Elinel dhe Buta.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë, në të cilin dyshja vijnë me disa skena mjaft utopike.
Ndërkohë ashtu edhe siç njihet, Dafina nuk i ka kursyer edhe paraqitjet provokuese në disa prej skenave të sportit “Era”.
Ana vizuale i është besuar produksionit nga Prishtina, Entermedia.
Dafina përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Dafinë Moj”, nga i cili janë fryt edhe shumë bashkëpunime të suksesshme me emra të njohur të estradës. /Telegrafi/
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...