Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka pak javë që ka publikuar albumin e saj më të ri, “Dafinë Moj”.
Ajo tani është duke vizualizuar edhe me klipe disa prej këngëve më të mira të albumit dhe në radhë duket se është një video muzikore me skena ‘të nxehta’, shkruan portali arbresh.info
Sipas disa postimeve që ka bërë vet këngëtarja, pjesë e videoklipit do të jetë edhe modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj.
Në fotot e reja, Dafina u shfaq me një pamje krejt ndryshe, me grim të theksuar shumëngjyrësh dhe xhaketë me ngjyrë të kuqe lëkure.

Kujtojmë që albumi “Dafinë Moj” u lansua pak javë më parë në GjirafaMall, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tij do të dhurohen për Shoqatën e Autizmit të Kosovës.
Albumi përfshinë bashkëpunim me disa prej artistëve më të njohur në vend dhe e që u mirëpriten nga fansat e tyre. /arbresh.info/
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri