Dafina nënshkruan 100 shitjet e para të albumit, paratë do t’iu dhurojë fëmijëve me autizëm

13:34 | 17 Shtator 2021

Dafina Zeqiri ka kohë që ka paralajmëruar albumin e ri “Dafinë moj” të cilin tashmë e ka hedhur në treg.

“Dafinë moj”, përmban gjithsej 14 këngë shumica prej tyre bashkëpunime, shkruan arbresh.info

Albumin mund ta gjeni në platformën e gjirafës ku të gjitha paratë e grumbulluara për shitjen e tij do të shkojnë në Shoqatën e Autizmit në Kosovë.

E këtë premtim të dhënë që nga fillimi Dafina do ta fillojë ta mbajë qysh sot teksa ka treguar se do nënshkruajë 100 shitjet e para.

“Sapo kisha shikimin tim të parë në albumin fizik! Sot do të nënshkruaj 100 porositë e para

Mos harroni 100% e të gjitha shitjeve shkojnë për fëmijët me autizëm @shoqata_autizmi 🙏🏼 + @gjirafamall na tha që kanë surpriza shtesë për çdo porosi që bëhet! Linku ne bio”, ka shkruar ajo në Instagram.

E veçanta e këtij albumi është se Dafina do të sjellë një këngë edhe me nënën e saj, Melihate Zeqirin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara