Këngëtarja e njohur Dafina Dauti, javë më parë ka bërë publike lidhjen e saj me këngëtarin Tafil Kurtishi.
Dyshja në fjalë tashmë e kanë çuar edhe një hap më tutje lidhjen e tyre, kjo pasi së shpejti presin të bëhen prindër.
Ka qenë vet këngëtarja, ajo e cila në një intervistë për “Syri Net”, ka treguar se tashmë është në pritje të vajzës së dytë.
https://www.instagram.com/p/BnZpBitFKF9/?utm_source=ig_embed
“Po… edhe pse po shihet gjendja ime (qesh). Unë dhe Tafili do kemi së shpejti një fëmijë… por, gjininë nuk po e tregojmë tani pasi kur të lind foshnja edhe publiku do ta mësojë gjininë dhe emrin”, ka thënë Dafina Dauti.
Ajo përndryshe është nënë edhe e një vajze tjetër dhjetë vjeçare, të quajtur Elizabeta.
Ndërkohë, Tafil Kurtishi po ashtu ka një djalë gjashtë vjeçar nga martesa e tij e parë.
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...